Rashica me bashkëshorten e tij shëtisin rrugëve të Kosovës me veturën luksoze

Rashica me bashkëshorten e tij shëtisin rrugëve të Kosovës me veturën luksoze

Sport qershor 11, 2019 - 19:58
Detajet

Reprezentuesi kosovar, Milot Rashica është padyshim njëri prej futbollistëve më të përmendur kosovarë gjatë ditëve të fundit, shkruan zeri.infi

Rashica i realizoi dy gola në dy ndeshjet e fundit të Kosovës ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Edicioni që sapo e lamë pas ishte i jashtëzakonshëm për Rashicën, i cili realizoi 12 gola për Werder Bremenin.

Gjithashtu, së fundmi a i e fitoi çmimin si lojtari më i mirë për edicionin 2018/2019 te klubi gjerman.

Ish-ylli i Vushtrrisë ka vendosur të qëndrojë edhe për disa ditë në Kosovë.

Me të është edhe bashkëshortja, Belkiz Kera ka postuar disa fotografi në “InstaStory” në të cilat shihet së bashku me Milotin, i cili është duke e vozitur super veturën luksoze të tipit “Mercedes GT” në vlerë prej 150 mijë euro./Zëri

Image

Image

Image

Image