Zyrtare: Federata e Badmintonit pranohet ndërkombëtarisht

Zyrtare: Federata e Badmintonit pranohet ndërkombëtarisht

Sport May 31, 2019 - 14:08
Detajet

Federata e Badmintonit të Kosovës është pranuar zyrtarisht Federata Botërore e Badmintonit, transmeton zeri.info

Këtë gjë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj federate, Jeton Nebiu.

Nebiu e ka pranuar sot një letër nga Federata Botërore e Badmintonit, ku shkruhet se badmintoni kosovar është pranuar me të drejta të plota në këtë organizatë. 

“Ne kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se shumica e anëtarëve të FBB-së kanë votuar në favor që FBK-ja të bëhet anëtare e plotë e FBB-së”, thuhet në këtë letër./Zëri

Image