'Vasil Levski', pamje nga stadiumi ku zhvillohet ndeshja Bullgari - Kosovë

'Vasil Levski', pamje nga stadiumi ku zhvillohet ndeshja Bullgari - Kosovë

Sport May 28, 2019 - 18:05
Detajet

Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të eliminatoreve për kampionatin evropian “Euro 2020” në fillim të muajit qershor.

Fillimisht, më 7 qershor, “Dardanët” janë mysafirë të Malit të Zi në Podgoricë.

Ndërkaq, tre ditë më vonë, djelmoshat e Bernard Challandes udhëtojnë drejt Sofjes për ta sfiduar Bullgarinë.

Image

Ndeshja me Bullgarinë do të zhvillohet në stadiumin “Vasil Levski”, i cili ka një kapacitet prej 44 mijë ulëseve, shkruan Zëri.info.

Stadiumi që mban emrin e heroit nacional bullgar, Vasil Levski, është ndërtuar në korrik të vitit 1953.

Image

Më pas, stadiumi në fjalë është rinovuar katër herë, fillimisht në vitin 1966, e më pas në vitin 2002, 2012 dhe në vitin 2015.

Image

Stadiumi “Vasil Levski” udhëhiqet nga Ministria e Edukatës Fizike dhe Sportit të Bullgarisë.

Ndryshe, ky stadium njihet edhe si stadium shtetëror, ku zhvillohen ndeshjet si vendas të Bullgarisë si dhe ndeshjet e Kupës së Bullgarisë.

Gjithashtu, Levski Sofia i ka zhvilluar ndeshjet në “Vasil Levski” në kuadër të Ligës së Kampionëve, si dhe ndeshjet derbi të futbollit bullgar janë organizuar në këtë stadium./Zëri.info

Image