Isufi: Viti i ardhshëm është një test, FFK të bëhet gati
Sport
May 27, 2019 - 18:51
Detajet
Trajneri i mirënjohur kosovar, Bekim Isufi dhe komentatorin e njohur e "SuperSport", Artor Shala janë të ftuar në emisionin "90 Plus", në TV Zëri.
Nga edicioni i ardhshëm, në Superligën e Kosovës do të marrin pjesë vetëm dhjetë skuadra, shkruan Zëri.info.
Ndërkaq, trajneri kosovar, Bekim Isufi thotë se viti i ardhshëm është një test i madh.
"Federata e Futbollit të Kosovës duhet të organizohet më mirë, viti i ardhshëm është një test", tha Isufi në "90 Plus".
"Kjo për shkak se është viti i parë që tri skuadra marrin pjesë në Evropë, ndërkaq, katër skuadra do të largohen nga elita", shtoi Isufi./Zëri.info