Arsenali i kthen 2,300 bileta të finales së Ligës së Evropës

Arsenali i kthen 2,300 bileta të finales së Ligës së Evropës

Sport May 27, 2019 - 13:24
Detajet

Arsenali i ka kthyer UEFA-s 2,300 bileta të pa shitura të finales së Ligës së Evropës, transmeton zeri.info

Arsenali dhe Chelsea do të përballen të mërkurën në finalen e Ligës së Evropës në Baku të Azerbajxhanit.

Të dyja skuadrave iu ishin ndarë nga 6,000 bileta për këtë ndeshje. 

Të enjten e kaluar ishte raportuar se Chelsea dhe Arsenali pritet t’i kthejnë së bashku rreth 6,000 bileta të pa shitura, për shkak se tifozët anglezë kanë preferuar që të mos e ndërmarrin udhëtimin prej rreth 8900 kilometrave për ta shikuar finalen në Azerbajxhan.

Ka pasur kritika të shumta për përzgjedhjen e Stadiumit Olimpik të Bakut, derisa për shkak të konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, armeni Henrikh Mkhitaryan i Arsenalit nuk do të jetë në skuadrën e Unai Emeryt për këtë ndeshje.

Mkhitaryan kishte shprehur shqetësime për sigurinë e tij, gjë të cilën nuk ia ka garantuar as UEFA, kështu që armeni vendosi që të mos udhëtojë me skuadrën./Zëri