Finalja e Ligës së Evropës në Baku, skandaloze

Finalja e Ligës së Evropës në Baku, skandaloze

Sport May 27, 2019 - 12:45
Detajet

Portieri i Arsenalit, Bernd Leno e ka kritikuar UEFA-n për organizimin e finales së Ligës së Evropës në Azerbajxhan, gjë që ka bërë që Henrikh Mkhitaryan të mbetet jashtë skuadrës, transmeton zeri.info

Leno e ka quajtur skandaloze finalen e këtij viti që do të luhet të mërkurën në Baku mes Arsenalit dhe Chelseat.

Image

Mkhitaryan nuk do të udhëtojë me skuadrën e Unai Emerys për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij për shkak të konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, që e lë Arsenalin pa një lojtar të rëndësishëm në sfidën ndaj Chelseat.

UEFA nuk ishte në gjendje të ofronte siguri, kështu që armeni vendosi që të mos udhëtojë fare.

“Është një skandal që ai nuk do të luajë për shkak të kësaj, ai ka punuar shumë gjatë gjithë edicionit dhe nuk mund të vijë në një finale të tillë për shkak të arsyeve politike”, ka deklaruar Leno./Zëri