Klubi rus nuk ia vazhdon kontratën sulmuesit shqiptar

Klubi rus nuk ia vazhdon kontratën sulmuesit shqiptar

Sport May 27, 2019 - 12:28
Detajet

Akhmat Grozny zyrtarizoi ditën e djeshme rinovimin me “raketën” Odise Roshi për 3 vite. Rusët kanë nisur ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ndërsa i kanë dhënë zgjidhje edhe çështjes “Bekim Balaj”.

Sulmuesi do të mbyllë aventurën me ekipin çeçen dhe nuk do t’i ofrohet rinovim, pasi kontrata e tij i skadon në qershor.

Klubi ka dalë me një komunikim zyrtar ku shkruan se Balaj nuk do të vazhdojë më me Akhmatin.

“Akhmati largon Milan Mohammadin dhe Bekim Balajn. Lojtarëve i skadon kontrata me klubin. Ne i falenderojmë lojtarët për vitet e kaluara te Akhmat. I urojmë fat dhe një karrierë të gjatë. Faleminderit, djema!!!”, shkruan klubi rus.

Balaj do të vihet në kërkim të një ekipi të ri në merkaton e verës. Ai ka kaluar 3 vite te klubi rus dhe vetëm në sezonin e parë ka qenë titullar fiks. 28-vjeçari është kushtëzuar dhe nga dëmtimet që kanë penalizuar karrierën e tij. Shkodrani ka shënuar 13 gola gjatë aventurës së tij në Rusi.