Balotelli kritikon racizmin: Nëse do të isha i bardhë, a do të ftohesha në ekipin kombëtar?

Balotelli kritikon racizmin: Nëse do të isha i bardhë, a do të ftohesha në ekipin kombëtar?

Sport May 27, 2019 - 12:09
Detajet

Sulmuesi i Marseilles, Mario Balotelli e ka kritikuar racizmin në futboll, duke thënë se ai nuk e di se pse racizmi në Itali nuk ndëshkohet siç duhet, transmeton zeri.info

“Është e rëndësishme që ata që më pëlqejnë duke më dëgjuar të marrin një pozicion dhe gjithashtu t’i japin zë atyre që vuajnë nga diskriminimi në jetën e tyre normale”, ka deklaruar Balotelli.

“Nëse do të isha i bardhë, a do të isha në ekipin kombëtar? Pyetje e mirë. Unë mendoj se nuk jam më në ekipin kombëtar sepse edhe unë e kam pjesën e fajit, për shembull në Liverpool nuk luaja mirë dhe ishte normale që nuk ftohesha. Pastaj ishin disa gjëra të tjera, nuk e di nëse ndikon nga karakteri im i fortë apo sepse është më e leverdishme që të mos thirrem për racizëm. Nuk e di, por padyshim që nuk është faji im pse nuk jam në ekipin kombëtar”, tha ai./Zëri