Interit pritet t’i kushtojë shtrenjtë shkarkimi i Spallettit, zbulohet shifra

Interit pritet t’i kushtojë shtrenjtë shkarkimi i Spallettit, zbulohet shifra

Sport May 27, 2019 - 11:35
Detajet

Interi do të detyrohet t’i paguajë Luciano Spallettit dhe stafit të tij plot 25 milionë euro, nëse klubi zikaltër vendos që ta largojë strategun italian, transmeton zeri.info

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” pajtohet me “Sky Sport Italia” që Antonio Conte do të nënshkruajë kontratë 3-vjeç gjatë kësaj jave me Interin.

Sidoqoftë, gazeta italiane shkruan se divorci me Spallettin nuk do të jetë i lirë për Interin, gjersa klubi zikaltër duhet të paguajë 25 milionë euro si kompensim.

Presidenti i Interit, Steven Zhang e shfrytëzoi rrjetin social Instagram jo vetëm për të festuar kualifikimin e klubit të tij në Ligë të Kampionëve, por edhe për të sugjeruar ndryshime.

“Nëse jeta është një rrugëtim magjik, atëherë një pjesë e simes është këtu. Unë do të bëj më të mirën që mundem për këto ngjyra”, ka shkruar ai./Zëri