Tifozët besojnë që ‘Mallkimi i Drake’ ka marrë fund

Tifozët besojnë që ‘Mallkimi i Drake’ ka marrë fund

Sport May 27, 2019 - 11:26
Detajet

Këngëtari kanadez, Drake ishte fajësuar se iu kishte sjellë fat të keq sportistëve më të cilët ishte takuar, por ai më në fund ka arritur që të festojë më ekipin e tij të vendlindjes, Toronto Raptors që u kualifikua në finalen e madhe të “Play-Off”-it në NBA, transmeton zeri.info

Kawhi Leonardi ka arritur të bëj atë që Sergio Aguero, Serena Williams dhe Conor McGregor kanë dështuar, të mposhtë “Mallkimin e Drake”.

Tifozët besojnë se ylli i basketbollit ka dëbuar njërin prej fenomeneve më kurioze në sport, duke e çuar Toronto për herë të parë në finale të NBA-së.

Duke qenë se reperi i njohur ka qenë i rregullt në ndeshjet e “Play-Off”-it, tifozët besojnë se kjo fitore e ka shënuar fundin e “Mallkimit të Drake”.

Një tifoz shkroi: “Kawhi është aq i mirë saqë edhe mallkimi i Drake nuk ndikoi tek ai”.

Ndërkohë, një tjetër shkroi: “Pra, Raptors e thyen Mallkimin e Drake?”./Zëri

Image

Image