Sot finalja e milionave Aston Villa – Derby County, kjo është vlera marramendëse që do të përfitojë fituesi

Sot finalja e milionave Aston Villa – Derby County, kjo është vlera marramendëse që do të përfitojë fituesi

Sport May 27, 2019 - 10:40
Detajet

Sot, Aston Villa dhe Derby County do ta luajnë finalen e “Play-Off”-it të Championshipit, ku edhe do të zbulohet skuadra e fundit që do të inkuadrohet në Premierligë, transmeton zeri.info

Finalja e Ligës së Kampionëve mund të jetë ngjarja më e madhe në futbollin evropian në çdo edicion, ku luajnë ekipet më të mira në botë, por nuk është domosdoshmërisht më e pasura.

Jashtë syve të kontinentit, finalja e “Play-Off”-it të Championshipit është ndeshja më e rëndësishme për kah aspekti financiare.

Mund të jetë një ndeshje e kategorisë së dytë të futbollit anglez, por ekipi triumfues përfiton të ardhura të larta.

Nuk është çudi që ndonjëherë kjo sfidë quhet edhe “Ndeshja më e shtrenjtë në futboll”.

“Goal.com” raporton se fituesi i “Play-Off”-it të Championshipit përfiton të ardhura në vlerë prej 170 milionë funteve./Zëri