Kosova, organizatore e Kampionatit Botëror

Kosova, organizatore e Kampionatit Botëror

Sport May 27, 2019 - 00:14
Detajet

Gjatë verës në Spanjë do të mbahet Kampionati Botëror i juniorëve, pjesë e të cilit do të jetë edhe Përfaqësuesja e Kosovës. 

Duke folur në emisionin 2 me 1 të RTV 21 për incidentin me rastin e hedhjes së shortit në Spanjë, shteti që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës nuk e ka prezantuar flamurin e Kosovës, sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci, e ka pasur një zgjidhje interesante. 

Gjinovci ka treguar për incidentin në Spanjë, duke thënë se, nëse Spanja rrezikohet nga IHF për marrjen e organizimit të Botërorit, atëherë Kosova do të mund ta organizonte ngjarjen më të madhe të hendbollit botëror.

“Nëse IHF-i ia merr organizimin Spanjës, atëherë ne jemi të gatshëm të jemi organizatorë të Botërorit”, ka thënë Gjinovci për RTV 21, përcjell zeri.info./Zëri.info