Duke ndjekur shembullin e Ajaxit dhe Barcelonës, klubi shqiptar zgjedh futbollistin më të mirë të edicionit

Duke ndjekur shembullin e Ajaxit dhe Barcelonës, klubi shqiptar zgjedh futbollistin më të mirë të edicionit

Sport May 26, 2019 - 23:57
Detajet

Nëpërmjet një sondazhi në faqen zyrtare në Facebook, klubi i Devollit, i cili siguroi ngritjen në Kategorinë e Parë, i ka kërkuar fansave të zgjedhin lojtarin më të mirë të edicionit që sapo përfundoi.

Nga votimi i tifozëve, lojtari më i mirë i sezonit, u zgjodh mesfushori Fabjan Nallbati. 

Ishte pikërisht ky i fundit që realizoi supergolin në finalen e Kategorisë së Dytë ndaj Tërbunit, që u fitua nga skuadra pukjane me 11-metërsha. 

Image

Në postimin e bërë, klubi i Devollit njofton se kjo zgjedhje do të bëhet çdo vit, ashtu si te Ajax dhe Barcelona.

Fabjan Nallbati – Futbollisti i vitit i Devollit (zgjedhur nga fansat) Urime, Fabjan! Pa ja hequr askujt meritat pasi çdo lojtar ka pasur rolin e tij thelbësor në arritjen e objektivit , ky sondazh do të bëhet çdo vit duke ndjekur shembullin e skuadrave më me emër në Europë si Ajax apo Barcelona. Faleminderit të gjithë votuesve”, thuhet në njoftim./Panorama