Futbollisti shqiptar që luan në La Liga, vazhdon të kontribuojë për 'Jetimat e Ballkanit'

Futbollisti shqiptar që luan në La Liga, vazhdon të kontribuojë për 'Jetimat e Ballkanit'

Sport May 26, 2019 - 23:27
Detajet

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi njihet për aktivitetet e tij humane.

Kohëve të fundit, futbollisti i Levantes ka kontribouar te shoqata "Jetimat e Ballkanit" e drejtuar nga Halil Kastrati, shkruan Zëri.info.

Bardhi, i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut në aspekt ndërkombëtar, së fundmi ka qenë i ftuar në kuzhinën e shoqatës së lartëcekur.

Përmes një postimi në Instagram, Halil Kastrati ka bërë të ditur se së bashku me Enis Bardhin dhe Bled Latifin, kanë shpërndarë iftarin për personat në nevojë.

Shkrimi i plotë i Halil Kastratit:

"Me Enis Bardhin , Bled Latifin dhe Flamur Alijljin. Sot Iftarin ne kuzhinen tone e dhuroje Bled Latifi. Ne shperndarjen e Iftarit patem nderin ta kishim edhe futbollistin e njohur Enis Bardhi si dhe aktorin Tetovar Flamur Aljiji
Pas Iftarit e luajtem nje loje Futbolli te gjithe se bashku stafi Jetimat e Ballkanit bashke me musafiret
".

Ndryshe, në edicionin 2018/2019, Bardhi ka bërë 38 paraqitje, duke shënuar tre gola./Zëri.info