Zyrtare: Ardiani Limani firmos kontratë dy-vjeçare me këtë klub

Zyrtare: Ardiani Limani firmos kontratë dy-vjeçare me këtë klub

Sport May 26, 2019 - 23:09
Detajet

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani e ka vazhduar kontratën me Dritën edhe për dy vitet e ardhshme, raporton Zëri.info.

Limani mishte oferta edhe nga disa klube, përfshirë edhe kampionin e Shqipërisë, Partizanin e Tiranës.

Futbollisti i cili aktivizohet si qendërmbrojtës, i mbeti besnik i skuadrës së zemrës. 

"Nuk besoj qe do ta ndërroj fanellën e Dritës brenda Kosovës këto vitet e ardhshme. Arsyet janë të thjeshta, jam rritur e formuar këtu! Kam qenë i ofertuar nga Partizani i Tiranës, por pas disa negociatave nuk kemi rënë dakord për shkak të anës financiare. Une e falënderoj Partizanin për interesemin", ka deklaruar Ardian Limani për Zëri.info.

Limani me Dritën vitin e kaluar e ka fituar titullin kampion./Zëri.info