Sa skuadra kanë arritur gjatë historisë ti fitojnë dy trofe brenda një edicioni – titullin & kupën?

Sa skuadra kanë arritur gjatë historisë ti fitojnë dy trofe brenda një edicioni – titullin & kupën?

Sport May 26, 2019 - 22:48
Detajet

Për të fituar titullin kampion është një rrugë e gjatë me shumë sfida dhe sakrifica, por të fitosh edhe kupën në të njejtën kohë është një malore edhe më e madhe.

Këtë malore e kanë kaluar tri klube në të kaluarën, derisa Feronikeli e ka bërë këtë gjë për herë të dytë.

Ishte ekipi i Besës që ia bëri sefte duke fituar ‘dopietën’: titullin kampion dhe kupën e Kosovës.

Ekipi i Genc Hoxhës në edicionin 2004/05 arriti të prekte majat e futbollit kosovar duke bërë diçka që nuk e kishte arritur askush në histori, shkruan Gazetasheshi.com.

Suksesin e Besës e arriti edhe FC Prishtina, teksa në edicionin 2012/13 arriti të triumfojë edhe titullin e kampionit, por edhe Kupën e Kosovës.

Kryeqytetasit të udhëhequr nga Afrim Tovërlani ishin të pakonkurencë në atë edicion që kishin arritur ta mbronin titullin kampion.

Titullin dhe kupën brenda një edicioni e fitoi edhe Feronikeli, teksa në edicionin 2014/15 arritën të regjistronin suksesin historik.

Si për ironi të fatit në krye të ekipit ishte Afrim Tovërlani, ai i cili është mësuar gjithmonë të fitoj.

Sikur nuk u mjaftuan me sukseisn e arritur katër edicione më parë, Feronikeli arriti dhe njëherë tjetër të fitojë ‘dopietën’, teksa këtë herë e bën nën drejtimin e Zekirija Ramadanit.

Ekipet që kanë arritur të fitojnë titullin dhe kupën brenda një edicioni të vetëm:

Besa 2004/05
Prishtina 2012/13
Feronikeli 2014/15
Feronikeli 2018/19./GazetaSheshi