Arnold Gjergjaj me brinjë të thyer e mposht Moyon, triumfon edhe Nuri Seferi

Arnold Gjergjaj me brinjë të thyer e mposht Moyon, triumfon edhe Nuri Seferi

Sport May 26, 2019 - 12:17
Detajet

Arnold Gjergjaj më në fund e ka gjetur rrugën e fitores dhe atë me mund dhe vuajtje të mëdha. Boksieri shqiptar i Zvicrës e rrahu Elvis Moyon nga Zimbabveja të shtunën në një meç të kategorisë së rëndë të boksit në Zvicër.

Pas tri humbjeve radhazi, të fundit para më pak se dy muajve ndaj turkut Umut Camkiran për titull të kampionit të Evropës, Gjergjaj me nofkën “Kobra”, e regjistroi fitoren e 33-të nga 36-të meçe në karrierë.

Por, Gjergjaj vuajti shumë: në rundin e tretë, ai mori një goditje në pjesën e pasme të trupit, që thuhet t’ia ketë thyer brinjët.

“Pas asaj goditje mezi kam lëvizur. Jam i sigurt se diçka kam thyer”, tha Gjergjaj pas meçit.

Vlerësimet e para thonë se ai i ka thyer brinjët.

Gjergjaj, megjithatë, u mbajt dhe fitoi në fund me pikë, pas një vendimi unanim të gjyqtarëve.

Pas këtij triumfi të rëndësishëm, Gjergjaj thotë se dëshiron rimeç me turkun Camkiran

Fitores i është gëzuar edhe Nuri Seferi, i cili është rikthyer pas një kohe të gjatë të ring.

Ai e ka mundur boksierin me nënshtetësi gjermane, Rad Rashid.

Seferi gjatë gjithë duelit ishte më i mirë se kundërshtari dhe pas numërimit të votave të gjyqtarëve, fitorja i ka takuar boksierit shqiptar.