Shaqiri rikthehet te ish-klubi i tij?

Shaqiri rikthehet te ish-klubi i tij?

Sport May 26, 2019 - 10:30
Detajet

Mediet angleze janë duke raportuar se Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere, transmeton zeri.info

E përditshmja angleze “Daily Star” raportoi së fundmi se futbollisti kosovar do të largohet nga gjiganti anglez, vetëm një vit pas transferimit në “Anfield” nga Stoke City.

Nëse ky lajm është i vërtetë, atëherë një numër i madh klubesh do të viheshin pas tij, duke përfshirë edhe Interin, skuadër në të cilën kishte luajtur për 6 muaj në edicionin 2014/2015, shkruan “Calciomercato”

Reprezentuesi zviceran është paraqitur në 30 ndeshje këtë edicion për Liverpoolin, derisa ka kontribuar me 6 gola dhe 5 asistime./Zëri