Momenti kur gjyqtari shënon gol aksidentalisht në Holandë

Momenti kur gjyqtari shënon gol aksidentalisht në Holandë

Sport May 25, 2019 - 20:12
Lexoni detajet

Në ndeshjen e së shtunës mes Harkemase Boys dhe HSV Hoek në nivelin e katërt të futbollit në Holandë, gjyqtari ndikoi më shumë sesa që do të kishte dashur në rezultatin e ndeshjes, pasi që e shënoi aksidentalisht një gol.

Harkemase Boys triumfoi me rezultat 4:2 në ndeshjen kundër HSV Hoek. Me tre pikët e fituara nga kjo ndeshje në Derde Divisie, Harkemase u ngrit në pozitën e gjashtë në tabelë, transmeton Express.

Megjithatë, gjyqtari e kishte kthyer në lojë HSV Hoekun në një pikë të ndeshjes, pasi që e shënoi aksidentalisht një gol në portën e Harkemases.

Pas një rrëmujë në zonën e portierit, një futbollist i HSV Hoekut e harkoi topin në fushë dhe gjyqtari e shënoi golin, të cilin u detyrua ta pranojë.

Kjo mund të jetë hera e fundit që shohim një incident të tillë, pasi që nga 1 qershori në rastet kur gjyqtari shënon gol, goli do të anulohet. Edhe në rastet kur gjyqtari ia merr topin një lojtari paqëllimshëm, loja do të rifillojë.