Tragjike, lojtari 23-vjeçar humb jetën në aksident rrugor

Tragjike, lojtari 23-vjeçar humb jetën në aksident rrugor

Sport May 25, 2019 - 17:55
Lexoni detajet

Pas zhdukjes së Phil Masinga, një ish-sulmues i Barit dhe Salernitana, Afrika e Jugut është tronditur nga një tjetër lajm trishtues.

Thembinkosi Mbamba, 23 vjeç, pjesë e TS Galaxy, ka humbur jetën.

Siç raportojnë mediat lokale, shkaku i kësaj drame është bërë një aksident rrugor automobilistik, në të cilin u përfshi lojtari i ri.

Vdekja e Mbamba vjen një javë pas triumfit të TS Galaxy në “Nedbank Cup“, të cilën e fitoi të shtunën e kaluar, duke mposhtur Kaizer Chiefs 1-0.

Për këtë arsye, klubi ka vendosur t’i shtyjë festimet e planifikuara për këtë fundjavë deri më 2 qershor.