Vije oferta për Wenger, trajneri francez mund të bashkohet me Iniestan

Vije oferta për Wenger, trajneri francez mund të bashkohet me Iniestan

Sport May 25, 2019 - 16:14
Lexoni detajet

Legjenda e Arsenal, Arsene Wenger, ka pranuar ofertën e parë për postin e trajnerit, pas shumë kohësh.

Skuadra japoneze, Vissel Kobe, është ajo e cila i ka ofruar ish trajnerit të Arsenal postin e trajnerit.

Francezi është pa punë që kur u largua nga ‘Gunners’ në 2018,  dhe tani ka mundësinë që të marrë një punë në Japoni.

‘Goal’ mëson se Arsene Wenger ka një ofertë të rikthehet në pozitën e trajnerit tek Vissel Kobe, transmeton lajmi.net.

Nëse do të pranonte këtë punë, Wenger do të kishte mundësi që të punonte me Andres Iniestan, njërin prej mesfushorëve më të mirë në historinë e futbollit.

Mësohet se kontrata që i është ofruar francezit përfshinë marrëveshje për dy vite  e gjysmë. Në këtë periudhë, francezi do të fitojë 4 milionë euro.