Askush në histori si Leo Messi, të gjithë fituesit e 'Këpucës së Artë'

Askush në histori si Leo Messi, të gjithë fituesit e 'Këpucës së Artë'

Sport May 25, 2019 - 15:28
Lexoni detajet

Rekord historik – Messi është futbollisti me më së shumti çmime “Këpuca e Artë” në histori, 6-të. Ai ka lënë prapa Ronaldon me 4.

Leo Messi e ka përfunduar sezonin në La Liga me 36 gola n 34 paraqitje, duke lënë prapa Kylian Mbappen me 33 gola – për ta fituar “Këpucën e Artë” për herë të tretë me radhë – të gjashtën në karrierë, raporton Gazeta Express.

Ai e ka rrëmbyer këtë çmim më shumë se çdo lojtar tjetër në histori.

Pas tij vjen Cristiano Ronaldo me katër çmime “Këpuca e Artë”.

Pas Messit e Ronaldos renditjen nëntë futbollistë tjerë me nga dy çmime – në mesin e tyre legjenda si Henry, Muller dhe Eusebio.

Messi e ka fituar “Këpucën Artë” për gjashtë vite duke shënuar në sezon; 34 gola (2009/10), 46 (2012/13), 37 (2016/17), 34 (2017/18), 50 (REKORD HISTORIK, 2011/12) dhe së fundmi 36 (2018/19).

Messi gjithashtu u bë futbollisti i dytë më i vjetër në histori që e fiton këtë çmim.

Deri më tani, këtë rekord e mbante Hugo Sánchez, që e kishte fituar atë në moshën 31-vjeçare, 10 muaj dhe 26 ditë. Messi, në anën tjetër, sapo e ka fituar “Këpucën e Artë” në moshën 31-vjeçare, 11 muaj dhe 26 ditë.

Rekordmenët:

Image

Fituesit që nga sezoni 1996/97:

Image

Golashënuesit më të mirë në sezonin 2018/19:

Image

11 fituesit e “Këpucës së Artë” në 10 vitet e fundit.

Image

Për shkak të sezonit fantastik, 50 gola ne 48 paraqitje – Leo është favorit edhe për “Topin e Artë”.