Ramadani: Fitoren e thellë na mundësoi edhe '89-shi

Ramadani: Fitoren e thellë na mundësoi edhe '89-shi

Sport May 24, 2019 - 23:59
Zbuloni detajet

Feronikeli është fitues i Kupës pas fitores në finale prej 5:1 ndaj Trepçës ’89.

Trajneri i ekipit nga Drenasi, Zekirija Ramadani ka folur pas ndeshjes, duke zbuluar se farë u tha futbollistëve para takimit.

“Ishte një test për ekipin se në çdo ndeshje duhet të japë maksimumin. Unë vetëm një gjë ju kam thënë lojtarëve para loje se sot dalim në fushë sikur nuk e kemi fituar titullin dhe sikur kjo ndeshje na dërgon në Evropë. Futbollistët e dhanë maksimumin. Vendimtare ishin dy golat në pjesën e parë. Edhe Trepça ’89 pas 2:0 nuk kishte më koncentrim dhe neve na u lehtësuan punët. Fitoren e thellë na mundësoi edhe 89-shi që mori rrisk në pjesën e dytë dhe doli shumë përpara, duke lënë hapësira prapa”, deklaroi Ramadani për SuperSport.

“Thjeshtë, sonte fitoi kualiteti”, shtoi Ramadani.

Ky është trofue i tretë i Kupës për Feronikelin.