Veton Çitaku me deklaratë të fortë pas humbjes në Kupë nga Feronikeli

Veton Çitaku me deklaratë të fortë pas humbjes në Kupë nga Feronikeli

Sport May 24, 2019 - 23:56
Zbuloni detajet

Trepça ’89 është mposhtur thellë në finale të Digital Kupës së Kosovës nga Feronikeli me rezultat 5:1.

Trajneri i 89-shit, Veton Çitaku është i shokuar me këtë rezultat, duke thënë se nuk e ka pritur këtë.

“Nuk e kemi pritur një humbje të tillë edhe pse e kemi ditur se përballë kemi një kundërshtar kualitativ”.

“Në pjesën e parë pësuam dy gola naivë e pastaj në pjesën e dytë ekipi humbi moralin”, deklaroi Çitaku për SuperSport.

“Jemi të vetëdijshëm se e kemi edhe ndeshjen e barazhit dhe kjo sfidë na ka dëmtuar në aspektin moral”.

“Ne duhet të kthjellemi gjatë javës dhe të paraqitemi sa më mirë në barazh. Do t’i bëjmë disa ndryshime në formacion dhe besojmë se do të dalim triumfues në barazh”, ka thënë Çitakun.

Mitrovicasit të shtunën një javë do të luajnë kundër Vëllaznimit në barazh.