Prishtina kap Evropën, ky është reagimi i klubit pas fitores së Feronikelit

Prishtina kap Evropën, ky është reagimi i klubit pas fitores së Feronikelit

Sport May 24, 2019 - 23:10
Lexoni detajet

Pas triumfit të sotëm në Kupën e Kosovës nga Feronikeli ndaj Trepçës ‘89, Prishtina automatikisht ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League si nënkampione edicionit 2018/19.

Është kjo hera e katërt që skuadra kryeqytetase siguron pjesëmarrjen në Evropë.

Dy herë e ka bërë nëpërmjet triumfit në Kupën e Kosovës dhe dy herë tjera si nënkampione.

Megjithatë, në edicionin e parë pas pranimit, skuadrat kosovare nuk ishin licencuar dhe sivjet do të jetë pjesëmarrja e tretë rresht duke mbetur skuadra e vetme kosovare me më shumë se një paraqitje në Evropë.

2018/19 – Nëpërmjet vendit të dytë
2017/18 – Fitues i Kupës – Kalon raundin paraeliminator duke e mposhtur Europa nga Gjibraltari 1:1 dhe 5:0, ndërsa eliminohet në raundin e parë nga Fola e Luksemburgut me penalti pas dy ndeshjeve të luajtura pa gola.
2016/17 – Nëpërmjet vendit të dytë – eliminohet në raundin e parë kundër Norkoping të Suedisë 5:0/0:1
2015/16 – Fituese e Kupës – nuk licencohet