Trepça '89 - Feronikeli, shpërthen ndeshja me super-gol

Trepça '89 - Feronikeli, shpërthen ndeshja me super-gol

Sport May 24, 2019 - 21:11
Zbuloni detajet

Finalja e madhe e DigitAlb Kupës ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Feronikeli ka kaluar në avantazh prej 1:0 me golin e realizuar nga Astrit Fazliu në minutën e 18-të.

Ai shënoi nga rreth 20 metra pas një pasimi të mrekullueshëm nga e djathta e Përparim Islamnit.

Për fitoren e Feronikelit do të bëjë tifo edhe Prishtina që në këtë rast do të dalte në Evropë si nënakmpion.

Trepça ’89: Beqiri, Pira, Basriu, Kaqiku, Mersini, Maloku, Jashari, Traore, Hoti, Hyseni, Herman. Trajner: Veton Çitaku

Feronikeli: Troshupa, Islami, Lladrovci, Prekazi, Hoxha, Dabiqaj, Morina, Fazliu, Hoti, Da Silva, Rexha. Trajner: Zekirija Ramadani

Gjyqtarë: G. Nuza, F, Berisha, B. Selimaj dhe B. Kasumi