Mësohet data kur do të dalin në shitje biletat për sektorin e Kosovës në ndeshjen ndaj Anglisë

Mësohet data kur do të dalin në shitje biletat për sektorin e Kosovës në ndeshjen ndaj Anglisë

Sport May 24, 2019 - 17:41
Detajet

Federata e Futbollit të Anglisë njoftoi ditë më parë se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen me Kosovën.

Mirëpo, Federatës së Futbollit të Kosovës i takojnë 5 përqind e stadiumit dhe ato ende nuk kanë dalë në shitje.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se biletat ku do të vendosen Dardanët, do të dalin në shitje më 15 qershor.

Tifozët tanë do të mund t’i blejnë biletat online tek Federata Angleze e Futbollit.

Interesimi për blerjen e biletave nga tifozët shqiptarë në Britani dhe anekënd Evropës është i madh.

Angli – Kosovë luhet më 10 shtator 2019 në stadiumin e Southamptonit. Ndeshja vlen pët kualifikimet e evropianit 2020.

Image