Kelmendi: Presim përkrahje nga publiku

Kelmendi: Presim përkrahje nga publiku

Sport maj 24, 2019 - 17:26
Detajet

Vushtrria ishte e barabartë me Istogun në pjesën e parë të ndeshjes së parë finale të plejofit. Por në pjesën e dytë lojtaret istogase dominuan plotësisht dhe shënuan fitore të thellë me 32:23, shkruan faqja zyrtare e FHK-së, përcjell zeri.info.

Ndeshja e parë finale u luajt të mërkurën në Pejë, kurse të shtunën luhet ndeshja e dytë finale mes Vushtrrisë dhe Istogut, në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri, nga ora 17:00.

Vushtrriaset shpresojnë të shënojnë fitore dhe të sigurojnë ndeshjen e tretë finale. Shumë pritet nga portieja Njomza Kelmendi, që edhe në finalen e parë ishte më e dalluara te Vushtrria.

“Prap lojën në Pejë e humbëm si pasojë e gabimeve tona. Shpresojmë që ndeshjen e dytë në Vushtrri ta fitojmë dhe të dërgojmë serinë finale në ndeshjen e tretë, dhe që në fund t’ia arrijmë qëllimit. Përparësi e Istogut në ndeshjen e parë ishte publiku, ndërsa tani ne jemi vendase dhe presim përkrahje nga publiku jonë, i cili na ka përkrahur si në humbje ashtu edhe në fitore. Shpresojmë që të shtunën mos t’i zhgënjejmë”, ka deklaruar Njomza Kelmendi. /Zëri/