Chelsea do të vazhdojë me Sarrin

Chelsea do të vazhdojë me Sarrin

Sport May 24, 2019 - 16:57
Detajet

Chelsea duket se do t’i besojë Maurizio Sarrit edhe për një edicion tjetër, transmeton zeri.info

Sarri është lidhur së fundmi me një rikthim në Itali, për ta zëvendësuar Massimiliano Allegrin te Juventusin.

Sidoqoftë, “The Sun” shkruan se klubi londinez nuk do ta shkarkojë 60-vjeçarin.

Por, gjithashtu gazeta angleze shkruan se Chelsea nuk do ta pengonte largimin e ish-trajnerit të Napolit nëse Juventusi e paguan klauzolën e lirimit të tij prej 5.7 milionë eurosh./Zëri