Futbollisti i zhvilluar te FC Prishtina shprehet i lumtur me ftesën nga Edi Reja

Futbollisti i zhvilluar te FC Prishtina shprehet i lumtur me ftesën nga Edi Reja

Sport May 24, 2019 - 16:35
Detajet

Agim Zeka është një ndër futbollistët që ka arritur të fitojë kontrata në Evropë nga futbolli i Kosovës, raporton Zëri.info.

Futbollisti i cili aktivizohet si sulmues, është zhvilluar te klubi më i madh kosovar, FC Prishtina.

Ai më pas ka luajtur për Skënderbeun e Korçës, Lillen në Francë, Varzimin në Portugali dhe Leixoes ndërkohë që së fundmi është aktivizuar në Holandë te skuadra Fortuna Sittard.

20-vjeçari së fundmi është ftuar nga përzgjedhësi i Kombëtares A, Edi Reja për një tubim para ndeshjeve eliminatore ndaj Islandës dhe Moldavisë.

“I lumtur te jem ne mesin e ekipit se pare te Kombëtares Shqiptare A”, ka shkruar Agim Zeka në rrjetin social Facebook, përcjell Zëri.info.

Zeka konsiderohet si futbollist me shumë talent. /Zëri.info

Image
Image