Kjo është shuma e parave që do të përfitojë Feronikeli ose Trepça '89 nëse e fitojnë Kupën e Kosovës

Kjo është shuma e parave që do të përfitojë Feronikeli ose Trepça '89 nëse e fitojnë Kupën e Kosovës

Sport May 23, 2019 - 18:46
Detajet

Feronikeli dhe Trepça '89 do ta zhvillojnë të premten finalen e Digitalb Kupës së Kosovës për edicionin 2018/2019, raporton Zëri.info.

Zëri.info mëson se fituesi i këtij edicioni do t'i arkëtojë në arkat e klubit 30 mijë euro, kurse skuadra tjetër finaliste do t'i përfitojë 10 mijë euro.

Finalja e madhe do të zhvillohet në stadumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.

Kujtojmë se Feronikeli në këtë edicion e ka fituar titullin kampion në Superligë, kurse Trepça'89 ka përdunduar në pozitën e barazhit për mbetje në elitë derisa do të pë përballet me Vëllaznimin.

Feronikeli tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe nëse Trepça'89 e fiton Kupën, do të marr pjesë në Ligën e Evropës.

Ndryshe, në rast se Feronikeli e fiton edhe Kupën, atëherë në garat e Ligës së Evropës do të marr pjesë Prishtina e cila është nënkampione e Kosovës. /Zëri.info