Zyrtare: Mali i Zi publikon listën anti-Kosovë, merret vendimi për Fatos Beqirajn

Zyrtare: Mali i Zi publikon listën anti-Kosovë, merret vendimi për Fatos Beqirajn

Sport May 23, 2019 - 10:44
Detajet

 

Mali i Zi ka publikuar listen e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme, të cilat do t’i zhvillojë në muajin qershor në kuadër të eliminatoreve për kampionatin evropian “Euro 2020”.

Në dy ndeshjet e ardhshme, Mali i Zi ka punë mjaft të vështirë, derisa ndeshjen e parë më 7 qershor përballë Kosovës e zhvillon pa tifozë.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Podgoricë më 7 qershor në stadiumin e qytetit, shkruan Zëri.info.

Kundër Kosovës, Mali i Zi do të luajë pa tifozë për shkak se Federata e Futbollit të Malit të Zi është ndëshkuar nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s.

Image

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë e ka ndëshkuar Malin e Zi për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve malazez në ndeshjen kundër Anglisë të zhvilluar në Podgoricë në muajin mars.

Ndërkaq, tani trajneri i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic ka publikuar listen e futbollistëve të ftuar për ndeshjet kundër Kosovës dhe Republikës së Çekisë.

Trajneri Tumbakovic ka vendosur që kësaj radhe ta ftojë edhe futbollistin pejan, Fatos Beqiraj.

Futbollisti që luan te Netanya në Izreal do të luajë për herë të parë kundër vendlindjes së tij, Kosovës.

Ndryshe, Kosova dhe Mali i Zi ndodhen në grupin A në eliminatoret për kampionatin evropian “Euro 2020”.

Momentalisht, Kosova renditet në vendin e tretë me një pikë të grumbulluar, derisa Mali i Zi renditet një vend më poshtë dhe me pikë të barabarta, por që goldallimi favorizon Kosovën./Zëri.info

 

Image
Image