Publikohen mesazhet tronditëse të Emiliano Sala para se të hipte në 'aeroplanin e mallkuar'

Publikohen mesazhet tronditëse të Emiliano Sala para se të hipte në 'aeroplanin e mallkuar'

Sport May 23, 2019 - 09:50
Detajet

Disa mesazhe në “WhatsApp” të inçizuara nga Emiliano Sala janë publikuar, ku dëgjohet se sulmuesi fatkeq nuk ishte i interesuar të transferohej në Cardiff City duke thënë se presidenti i Nante, Waldemar Kita ishte i interesuar vetëm për para.

Shumë është shkruar dhe folur pas vdekjes tragjike të argjentinasit, i cili ishte në ballinat e gazetave për disa muaj radhazi pasi aeroplani që e transportonte atë nga Franca në Uells u përplas në Kanalin Anglez, duke e mbytur futbollistin dhe pilotin David Ibbotson, shkruan Zëri.info.

Pas shumë hetimeve të detajuara, e përditshmja spanjolle “L’Equipe” ka publikuar disa mesazhe të inçizuara nga Sala para se ish-futbollisti i Nantes të hipte në aeroplan për të udhëtuar.

Në këto mesazhe, Sala zbulonte shqetësimet e tij për këtë transferim si dhe pakënaqësitë e tij në drejtim të presidentit të Nantes.

Mbrëmjen e kaluar, unë i dërgova mesazh Meissas (M’Diaye, agjenti i Sala). Ai më thirri pas disa orësh. Ne kishim një diskutim dhe ai më tregoi mua se mbrëmjen e kaluar Franck Kita (djali i presidentit të Nantes) i kishte shkruar atij për të biseduar. Ata folën dhe ata dëshiruan largimin tim. Kishte një ofert nga Cardiff. Nga Nantes, kanë negociouar për të marrë sa më shumë para. Absolutisht, ata donin largimin tim. Është e vërtetë se ka një kontratë të mirë për mua, por nga prespektiva e futbollit, nuk është interesante për mua. Kështu që ata po tentojnë të më detyrojnë të shkoj atje. Unë nuk jam i frikësuar të shkoj atje sepse kam luftuar gjatë gjithë karrierës sime. Të shkoj atje dhe të luftoj, kjo nuk më frikëson. Në të kundërtën. Por, unë po mendoj gjithashtu se Meissa duhet të më gjejë mua diçka më të mirë para se të mbyllet afati kalimtar. Meissa i ka thënë jo Cardiffit sepse ai nuk do që unë të shkoj atje. Ai mendoj se, sa i përket futbollit, sa i përket vendit ku luaj tani… jemi në një pozitë të mirë çdo ditë. Sa i përket lojës në fushë, kontratës dhe të gjitha këtyre. Por, mua s’më interesojnë këto gjëra. Mua s’më intereson të jem në pozitë të mirë. Është e vërtetë se mua do të më pëlqente të gjeja diçka interesante sa i përket kontratës dhe lojës në fushë, por nganjëherë s’mund t’i kesh të dyja. Në anën tjetër, nuk dua të flas me Kitan sepse vetëm zemërohem. Ai ma shpif kur jam ballë përballë me të. Dhe sot, ai dëshiron të më shesë në Cardiff sepse ka negociuar për shumë para. Ai i do paratë, apo jo? Ai do që unë të shkoj atje, por as që më ka pyetur se çfarë dua unë. Atij i intereson vetëm për para. Kështu janë gjërat tani – një rrëmujë e vërtetë. Nuk e di se çfarë të bëj sepse siç të thash, jam unë ai që duhet të zgjohem çdo mëngjes dhe ta shoh fytyrën time. Askush nuk po më shikon mua për brenda se çfarë po kaloj. Është shumë e vështirë sepse mendoj se jo shumë njerëz e vendosin veten në vendin tim”, ishin mesazhet e Emiliano Sala.

Në lidhje me këtë, “L’Equipe” ka intervistuar Waldermar Kita, presidentin e Nantes, i cili e ka pasur rastin t’iu përgjigjet këtyre ‘akuzave’.

Image

“Jam i befasuar dhe zhgënjyer. Sepse unë sillem mirë me njerëzit, por duhet ta pranoj se njerëzit sillen më ndryshe. Kam një ndjenjë që këto nuk janë fjalët e tij”, tha Kita në mes të tjerash./Zëri.info