Dështon në testet e drogës, futbollisti 'përshëndetet' me futbollin për katër vite

Dështon në testet e drogës, futbollisti 'përshëndetet' me futbollin për katër vite

Sport May 23, 2019 - 09:13
Detajet

Ish-futbollisti i Southport, Mike Phenix është pezulluar nga të gjitha aktivitet e futbollit për katër vite pasi dështoi në testet e drogës.

30-vjeçari është liruar nga Southporti në tetor të vitit të kaluar pasi dështoi edhe në një test tjetër në skuadër më 17 shtator, shkruan Zëri.info.

Phenix ka pranuar se përdorur ‘Oxandrolone’ një steroid anabolic, dhe ‘Benzoylecgonine’, që është metabolit i kokainës.

Image

Pezullimi i tij nga futbolli do të zgjasë deri më 16 shtator të vitit 2022.

Përveç se është i pezulluar të luajë, ai gjithashtu nuk do të mund të merret me zejen e trajnerit apo gjithçka tjetër që lidhet me futboll.

Ndryshe, Phenix iu bashkua Southportit verën e kaluar nga Salford./Zëri.info