Benjamin Kololli në 'shënjestër', klubet angleze përgatistin ofertat për yllin e Kosovës

Benjamin Kololli në 'shënjestër', klubet angleze përgatistin ofertat për yllin e Kosovës

Sport May 23, 2019 - 09:04
Detajet

Leeds United është duke e monitoruar situatën e yllit të FC Zurich, Benjamin Kololli.

Trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa është duke i bërë planet e nevojshme për afatin kalimtar veror pas dështimit për t’u inkuadruar në Premierligë.

Leeds United ishte në pozicion të mirë për t’u inkuadruar, por në fazën e ‘play-offit’ pësoi humbje nga Derby County në “Elland Road”, shkruan Zëri.info.

Image

Kështu, drejtuesit e klubit të njohur anglez janë të bindur se Bielsa mund ta vazhdojë progresin e klubit dhe t’i rikthejë në Premierligë vitin e ardhshëm.

Dhe në afatin kalimtar veror, priten përforcime të shumta te Leeds United, në mesin e tyre edhe mbrojtësi i Kosovës, Benjamin Kololli.

Kololli ka shkëlqyer këtë edicion me skuadrën zvicerane, FC Zurich, duke shënuar 14 gola si dhe duke dhuruar tetë asistime.

Anësori i krahut të majtë dhuroi paraqitje të mira edhe në Ligën e Evropës, teksa shënoi edhe gol në ndeshjen e fundit në fazën 1/32 përballë Napolit, ku FC Zurich u eliminua.

Dhe siç shkruan “FootballInsider”, Leeds United ka mbetur e mahnitur nga paraqitjet e reprezentuesit kosovar, ndërkaq pritet ndonjë ofertë nga klubi në drejtim të tij gjatë verës.

Megjithatë, për transferimin e mbrojtësit lipjanas, Leeds United do të ketë konkurrencë nga klubet e Ligës së Dytë të Anglisë.

Mediet shkruajnë se Brentford dhe Sheffield Wednesday priten ta sfidojnë Leeds Unitedin për transferimin e Benjamin Kolollit.

Image

Anësori Jack Harrison pritet të rikthehet te Manchester City gjatë verës pas skadimit të huazimit, andaj Kololli është alternativa e Bielsas./Zëri.info