Dëshmia tronditëse: Si i vendosin arbitrat ndeshjet, ndahen si në 'tepsi'

Dëshmia tronditëse: Si i vendosin arbitrat ndeshjet, ndahen si në 'tepsi'

Sport May 23, 2019 - 08:14
Detajet

Ndonjëherë mjaf ton një shkëndijë për të hapur “Kutinë e Pandorës”. Në Shqipëri, ashtu si edhe në vende të ndryshme të botës, arbitrimi është pjesa më polemizuese e futbollit.

Por, në Shqipëri ama, shpeshherë gjyqtarët akuzohen për gabime që i kalojnë njerëzoret apo edhe gabime kolektive në të njëjtën periudhë.

Ka nga ata si Lorenc Jemini, që mendojnë se arbitrimi këtë sezon ka qenë goxha më i mirë se vitet e shkuara. Gjithashtu, ka të tjerë që mendojnë krejtësisht të kundërtën. I tillë është rasti i Kleanto Shekos, aktualisht arbitër në radhët e Federatës Shqiptare të Futbollit, që rrëfen me detaje të hollësishme se si trajtohen arbitrat.

Se si keqpërdoren ata nga kupola drejtuese dhe se si marrin urdhra për të bërë “çudira”. Se si, pra, arbitrat përzgjidhen nga vetë presidentët për të bërë, sipas Shekos, “detyra që nuk i zgjidhin dot”. Arbitri Sheko ka qenë aktiv këtë sezon deri në nëntor të vitit 2018, por ndihet i neveritur nga fakti që, sipas tij, sektori i arbitrave është shndërruar në zyrë punësimi për miqtë dhe aty ku ndahen bluzat e zeza si në tepsi.

Në letrën që Sheko i ka dërguar “Panorama Sport” ditën e djeshme, thotë se shefat që bëjnë ndarjen e arbitrave i quajnë “budallenj” ata që arbitrojnë drejt… Ai i bën thirrje Dukës të ndërhyjë, pasi pretendon se për çdo pisllëk që bëhet përdoret emri i presidentit të FSHF-së.

JA LETRA E PLOTË E GJYQTARIT Në fakt, mendova të mos shkruaja, mendova ta lija në heshtje. Por, kur pashë që për të disatën herë na bëtë përsëri “klounë”, vendosa të flas dy fjalë. Megjithëse arbitër deri në nëntor në Kategorinë e Dytë, kuptova shumë qartë se çfarë pluhuri e ka zënë Sektorin e Arbitrimit në federatë. Përjashtoj këtu Tahir Kastratin dhe Petrit Brahjen, sepse nuk kanë funksione vendimmarrëse. Respekt për moshën dhe mendoj se ata ende ruajnë ndonjë vlerë njerëzore. Një pluhur që do pastruar me lavash, jo me pecetë duarsh… Dëgjova dhe ish-arbitrin e FIFA-s, Lorenc Jemini, që thoshte se “ky ishte sezoni më i mirë i arbitrave”. Megjithëse gëzon respektin, i them Jeminit se si mund të ketë qenë i tillë kur janë rrahur arbitra në Superiore, madje “live”?!

Image

E si mund të ketë qenë i tillë kur kanë ndodhur çudira në kategoritë inferiore?! E si mund të ketë qenë i tillë kur kanë hequr me lezet Olsi Sokolin, më të përgatiturin fizikisht?!

E si mund të ketë qenë i tillë kur asnjë arbitri të Shqipërisë nuk i besohet një ndeshje mesatare si (TiranaKastrioti)?! E si mund të ketë qenë i tillë, kur që te moshat (të rinjtë dhe paratërinjtë) arbitrat e dinë ndeshjen që të hënën?!

E si mund të jetë i tillë, kur sistemi në federatë për kualifikimin e arbitrave nuk funksionon, megjithëse ekziston…?! Aty ku ndahen si pjesë tepsie: “ky është i imi, ky është i këtij, ky është i yti, ky tjetri ka mik të fortë, për këtë ka dhënë urdhër filani…”.