Refuzohet kërkesa e Malit të Zi për ndeshjen ndaj Kosovës
FOTO: Laura Hasani

Refuzohet kërkesa e Malit të Zi për ndeshjen ndaj Kosovës

Sport May 22, 2019 - 15:49
Detajet

Komisioni për ankesa i UEFA-s e ka shqyrtuar kërkesën e Federatës së Futbollit të Malit të Zi rreth vendimit të shkallës së parë të Komisionit Disiplinor lidhur me ngjarjet e ndodhura në ndeshjen mali i Zi – Anglia, shkruajnë mediat malazeze, përcjell zeri.info.

Komisioni për ankesa e ka vërtetuar dënimin e shkallës së parë, sipas të cilit Federata e Futbollit e Malit të Zi është sanksionuar me një ndeshje pa praninë e tifozëve dhe 20 mijë euro gjobë për shkak të ngjarjeve në ndeshjen me Anglinë.

Ndeshja e xhiros së tretë për plasman në Kampionatin Evropian të vitit 2020 ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, e paraparë më 7 qershor në Podgoricë, do të zhvillohet me tribuna të zbrazëta.

Përveç dënimit financiar, Federata e Futbollit të Malit të Zi është e obliguar që në këtë ndeshje ta vendos edhe transparentin “EqualGame” me logotipin UEFA. /Zëri.info