Befason United, ia ofron shiritin e kapitenit këtij lojtari

Befason United, ia ofron shiritin e kapitenit këtij lojtari

Sport May 21, 2019 - 21:31
Detajet

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer po shpreson që ta bindë Paul Pogban për të qëndruar në Angli, transmeton zeri.info

Strategu portugez është i gatshëm që t’ia ofrojë francezit shiritin e kapitenit për edicionin e ardhshëm, raporton “The Times”.

Pogba është lidhur së fundmi me një largim nga “djajtë e kuq”, por Solskjaer shpreson që ta bindë mesfushorin duke ia shtuar përgjegjësinë në ekip.

Reprezentuesi francez është paraqitur në 47 ndeshje për gjigantin anglez në edicionin që sapo e lamë pas, derisa ka kontribuar me 16 gola dhe 11 asistime./Zëri