Belgjika publikon listën e të ftuarve, merret vendimi për Adnan Januzajn

Belgjika publikon listën e të ftuarve, merret vendimi për Adnan Januzajn

Sport May 21, 2019 - 15:10
Detajet

Kombëtarja e Belgjikës do t’i zhvillojë dy ndeshjet me rëndësi në muajin qershor.

Fillimisht, “Djajtë e Kuq” e presin Kazakistanin për një miqësore, e më pas përballen me Skocinë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, shkruan Zëri.info.

Ndërkaq, trajneri Roberto Martinez ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit qershor.

Ndonjë befasi në këtë listë nuk ka, teksa të gjithë futbollistët që janë në formë janë ftuar.

Image

I ftuar është edhe futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj.

Mesfushori istogas është në formë të mrekullueshme me Real Sociedadin, andaj kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga trajneri Martinez./Zëri.info