Zyrtare: Edi Reja i fton gjashtë lojtarë nga Kosova, dy prej tyre për herë të parë

Zyrtare: Edi Reja i fton gjashtë lojtarë nga Kosova, dy prej tyre për herë të parë

Sport May 21, 2019 - 11:06
Detajet

Fillon ditën e sotme grumbullimi paraprak për ndeshjet zyrtare eliminatore drejt Euro 2020, ndaj Islandës në transfertë në 8 Qershor dhe Moldavisë në Elbasan Arena më datë 11 Qershor, njofton Federata Shqiptare e Futbollit e Futbollit, përcjell Zëri.info.

Stërvitja e parë për këtë grumbullim paraprak fillon në orën 17:00, në Kompleksin Tropikal, dhe në urdhërat e trajnerit Reja do të jenë 10 lojtarë. 10 lojtarët kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre dhe janë grumbulluar për të ruajtur gjëndjen e tyre fizike si edhe për tu vëzhguar nga afër nga stafi teknik i ekipit kombëtar.

Kjo javë stërvitore që do të përmbyllet ditën e shtunë me një seancë paradite. Ditën e hënë, më 27 Maj, trajneri Edi Reja do të dalë në konferencë për shtyp ku do të bëj publike dhe listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore të muajit qershor.

Në stërvitje me lojtarët e grumbulluar nga trajneri Reja do të jenë dhe 12 lojtarë nga U-21, të cilët ashtu si edhe lojtarët e Kombëtares A kanë përfunduar sezonin dhe janë grumbulluar nga trajneri Bushi për ndeshjen zyrtare me Turqinë dhe dy miqësoret që do të zhvillojnë në Shqipëri me Uellsin.

Kastriot Dermaku, Migjen Basha, Eros Grezda, Ylber Ramadani, Esat Mala dhe Agim Zeka janë lojtarët nga Kosova të ftuar nga Reja.

Mala dhe Zeka ftohen pëer herë të parë. /Zëri.info

Image
Image