Për ndeshjen me Bullgarinë në Sofje, Kosova merr një lajm të jashtëzakonshëm

Për ndeshjen me Bullgarinë në Sofje, Kosova merr një lajm të jashtëzakonshëm

Sport May 21, 2019 - 10:31
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme në fillim të muajit qershor në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Fillimisht, më 7 qershor, djelmoshat e Bernard Challandes udhëtojnë në Podgoricë për t’u përballur me Malin e Zi, ndërkaq pas tre ditësh, futbollistët kosovarë përballen me Bullgarinë në Sofje, shkruan Zëri.info.

Image

Kosova është duke u favorizuar për ndeshjen me Malin e Zi për shkak se do të zhvillohet pa tifozë, pas dënimit të UEFA-s kundrejt Federatës së Futbollit të Malit të Zi.

Ndërkaq, edhe për ndeshjen me Bullgarinë në Sofje, “Dardanët” kanë marrë një lajm të mirë.

Futbollisti i Ludogorets, Marcelinho do t’i mungojë Kombëtares bullgare për dy ndeshjet e muajit qershor – përballë Republikës së Çekisë dhe Kosovës.

Image

Arsyeja e mungesës së Marcelinhos vjen për shkak se futbollisti në fjalë ka pësuar një lëndim, dhe lajmin e ka konfirmuar gazetari i “Meridian”, Teodor Borisov.

Ndryshe, Marcelinho konsiderohet si njëri prej futbollistëve kryesor të Bullgarisë, teksa në shtatë paraqitje ka shënuar dy gola.

Gjithashtu, kujtojmë se Marcelinho ka prejardhje braziliane, dhe ka përfaqësuar grupmoshat U-20 në tri ndeshje.

Përfaqësuesja e Kosovës së bashku me Bullgarinë ndodhen në grupin A të eliminatoreve, aty ku janë edhe Anglia, Çekia dhe Mali i Zi.

Momentalisht, lider është Anglia me gjashtë pikë, ndërkaq Bullgaria në vendin e dytë me dy pikë, kurse Kosova në vendin e tretë me një pikë./Zëri.info