Ismet Munishi insiston: Mirel Josa nuk duhet të kritikohet

Ismet Munishi insiston: Mirel Josa nuk duhet të kritikohet

Sport May 20, 2019 - 23:36
Detajet

Feronikeli është shpallur kampion i Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019.

Në ndeshjen finale të këtij edicioni, Feronikeli mposhti 1:0 FC Prishtinën e Mirel Josës në Drenas, shkruan Zëri.info.

Ndërkaq, trajneri i mirënjohur Ismet Munishi i ka dalur në mbrojtje trajnerit Josa, në kohën kur ai po kritikohet tejmase.

Image

"Po shoh kritika të panevojshme në drejtim të Mirel Josës", tha Munishi në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Është mos-sukses që FC Prishtina nuk doli kampion, por Josa është një trajner i mirë që ka pasur suksese në Shqipëri", shtoi Munishi./Zëri.info