'Qeqa' u thotë futbollistëve të Feronikelit: 'Nuk duhet t'u rritet mendja', reagon Yll Hoxha

'Qeqa' u thotë futbollistëve të Feronikelit: 'Nuk duhet t'u rritet mendja', reagon Yll Hoxha

Sport May 20, 2019 - 23:23
Detajet

Feronikeli është shpallur kampion i Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019.

Ndërkaq, pas këtij triumfi, Feronikeli pritet të përfitojë shuma të majme nga UEFA, shkruan Zëri.info.

Dhe gazetarja 'Qeqa' Krelani thotë se tani futbollistëve e Feronikelit nuk duhet t'u rritet mendja.

Image

"Çfarë duhet të bëjnë futbollistët e Feronikelit është të mos u rritet mendja", tha 'Qeqa' në "Dueli Sportiv".

"Sa i përket financave, ky aspekt nuk të bën kampion, mbetet të shihet", shtoi 'Qeqa'.

Image

Pas kësaj deklarate, ka reaguar Yll Hoxha, heroi i Feronikelit, i cili e kundërshtoi atë.

"Nuk e besoj se mund të na rritet mendja, kemi futbollistë që janë shpallur tri-katër herë kampionë", tha Hoxha./Zëri.info