Ismet Munishi zbulon përparësitë e Feronikelit pas shpalljes kampion në Kosovë

Ismet Munishi zbulon përparësitë e Feronikelit pas shpalljes kampion në Kosovë

Sport maj 20, 2019 - 23:08
Detajet

Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi ka vetëm lëvdata për kampionin e ri të Kosovës, Feornikelin.

Feronikeli dhe FC Prishtina zhvilluan ndeshjen finale të Superligës së Kosovës në "Rexhep Rexhepi", shkruan Zëri.info.

Ndeshjen e lartëcekur e fitoi Feronikeli me rezultat 1:0 për t'u shpallur kampion.

Ndërkaq, Munishi ka zbuluar përparësitë e 'Niklit' në Kosovë.

"Feronikeli e ka pasur një përparësi që disa prej futbollistëve kanë luajtur jashtë vendit, pra e rëndësishme është përvoja ndërkombëtare", tha Munishi në "Dueli Sportiv".

"Në krye të klubit është një president që investon shumë", vlerësoi Munishi, përcjell Zëri.info.

"Pres nga Nikli që të bëjë paraqitje të mira edhe në Evropë", shtoi Munishi./Zëri.info