Sokoli: Feronikeli e meritoi titullin, skuadra ka zhvilluar ndeshje cilësore

Sokoli: Feronikeli e meritoi titullin, skuadra ka zhvilluar ndeshje cilësore

Sport maj 20, 2019 - 23:04
Detajet

Trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli e ka analizuar ndeshjen 'finale' të Superligës së Kosovës në futboll.

Feronikeli dhe FC Prishtina zhvilluan ndeshjen në fjalë në "Rexhep Rexhepi", shkruan Zëri.info.

Ndeshjen e lartëcekur e fitoi Feronikeli me rezultat 1:0.

Ndërkaq, Sokoli thotë se Feronikeli e ka merituar titullin.

"Kampioni u shpall me plotë meritë, këtë Feronikeli e dëshmoi në fushë", tha Sokoli në "Dueli Sportiv".

"Feronikeli ka zhvilluar ndeshje cilësore. Në ndeshjen vendimtare duhet të luajnë lojtarët me minutazhën më të madhe", vlerësoi 'Profa', përcjell Zëri.info.

"Feronikeli është klub i organizuar dhe ku është investuar shumë", shtoi Sokoli./Zëri.info