Munishi: Feronikeli e zhvilloi paraqitjen më të mirë të edicionit, akuzat ndaj FC Prishtinës të panevojshme

Munishi: Feronikeli e zhvilloi paraqitjen më të mirë të edicionit, akuzat ndaj FC Prishtinës të panevojshme

Sport May 20, 2019 - 22:56
Detajet

Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi e ka analizuar ndeshjen 'finale' të Superligës së Kosovës në futboll.

Feronikeli dhe FC Prishtina zhvilluan ndeshjen në fjalë në "Rexhep Rexhepi", shkruan Zëri.info.

Ndeshjen e lartëcekur e fitoi Feronikeli me rezultat 1:0.

Ndërkaq, Munishi thotë se Feronikeli zhvilloi paraqitjen më të mirë të edicionit.

"Feronikeli zhvilloi paraqitjen më të mirë të këtij edicioni, skuadra luajti me shumë agresivitet", tha Munishi në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

Gjithashtu, Munishi thotë se akuzat e tifozëve ndaj FC Prishtinës janë të pabaza.

"Ndeshjen e futbollit e fiton vetëm një skuadër, andaj duhet të lavdërohet Feronikeli për lojën, por akuzat ndaj futbollistëve të FC Prishtinës janë të panevojshme", shtoi Munishi./Zëri.info