Festa e Manchester Cityt shëndrrohet në tragjedi, prishet trofeu i Premierligës

Festa e Manchester Cityt shëndrrohet në tragjedi, prishet trofeu i Premierligës

Sport May 20, 2019 - 22:34
Detajet

Manchester City është shpallur kampion i Premierligës angleze për edicionin 2018/2019.

Pas një gare të ngushtë me Liverpoolin e Jurgen Klopp, skuadra e Pep Guardiolas ka triumfuar me një pikë dallim.

Ndërkaq, në pasditën e sotme është organizuar parada e titullit kampion, por edhe Kupës FA dhe Kupës Carabao, shkruan Zëri.info.

Image

Por, e gjithë festa nisi me një incident të pakëndshëm.

Futbollistëve të Manchester Cityt iu rrëshqiti trofeu nga duart, i cili ra në tokë nga një distancë e madhe.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar video të ndryshme, ku shihet se trofeu i Premierligës është prishur, por që festa e futbollistëve vazhdoi./Zëri.info