Blakaj: Challandes duhet të gjejë një zëvendësim për këtë futbollist, ai mund të sjell bllokadë taktike në ekip

Blakaj: Challandes duhet të gjejë një zëvendësim për këtë futbollist, ai mund të sjell bllokadë taktike në ekip

Sport May 20, 2019 - 22:03
Zbuloni detajet

Drejtori ekzekutiv i Flamurtarit, Bashkim Hasani dhe komentatori sportiv Skifter Blakaj, kanë qenë të ftuar në emisionin 90 Plus në që transmetohet në Radio Prishtina dhe Zëri TV.

Derisa ka folur për Përfaqësuesen e Kosovës, Blakaj është ndalur te sulmuesi Vedat Muriqi.

"Mendoj se Kosova e ka problemin kryesor te Vedat Muriqi. Mendoj se një lojtar shtatlartë ta sjell njëfarë bllokadë taktike të ekipit", ka thënë Skifter Blakaj, përcjell Zëri.info

"Duhet që Bernard Challandes duhet që ta gjejë një zëvendësim për Vedat Muriqin kur nuk ecë loja me topa të gjatë. E kam përshtypjen se Muriqit i duhen shumë raste që ta shënojë një gol. E dëshmon fakti kundër Bullgarisë se ai dhe Milot Rashica i kanë lëshuar disa raste që nuk duhej falur. Por, nuk duhet harruar faktin se ai po kalon një formë të jashtëzakonshme në Turqi", theksoi Skifter Blakaj. /Zëri.info