Bayerni e do yllin e Cityt

Bayerni e do yllin e Cityt

Sport May 20, 2019 - 13:06
Detajet

Bayern Munichu dëshiron të nënshkruajë me yllin e Manchester Cityt, Leroy Sane, transmeton zeri.info

Gjiganti bavarez është i gatshëm që të bëj një hap përpara sa i përket interesimit për reprezentuesin gjerman, shkruan “Kicker”.

Sane e ka humbur vendin e tij në formacionin nën urdhrat e Pep Guardiolas dhe mund t’i jepet shansi për t’u kthyer në Gjermani këtë verë.

Sane është paraqitur në 47 ndeshje këtë edicion për klubin anglez, derisa ka realizuar 16 gola dhe 18 asistime./Zëri

Image