Icardi drejt Juves? Flet Wanda Nara

Icardi drejt Juves? Flet Wanda Nara

Sport May 20, 2019 - 11:25
Detajet

Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka hedhur poshtë spekulimet që thonë se sulmuesi i Interit dëshiron t’i bashkohet Juventusit, transmeton zeri.info

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” kishte raportuar para disa ditësh se Icardi ka arritur marrëveshje personale me gjigantin torinez, por Wanda i ka mohuar këto zëra.

“Icardi kurrë nuk e ka thënë që e do Juven, nuk është ajo që po e mendon”, deklaroi Wanda.

“Askush nuk e ka dëgjuar Mauron të flasë që prej se ia hoqën shiritin e kapitenit”, shtoi ajo./Zëri